SHBA, afro-amerikani i vrarë gjatë dhunës së policisë ka qenë i infektuar me COVID-19
Sipas raportit të autopsisë, afro-amerikani George Floyd i cili u vra si pasojë e dhunës së policisë përderisa e arrestonin më 25 maj në qytetin Minneapolis të shtetit Minnesota të SHBA-ve, është infektuar me koronavorusin e ri COVID-19.
Sipas raportit të publikuar nga Zyra e Mjekësisë Ligjore e rrethit Hennepin, shkaku i vdekjes së Floyd ka qenë “sulm kardiak”, ndërsa gjithashtu janë dhënë detaje rreth të kaluarës së tij shëndetësore.
Në raport bëhet e ditur se Floyd më 3 prill ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19, por nuk ka treguar simptoma të sëmundjes.
Më tej theksohet se mushkëritë e tij kanë qenë të shëndetshme kur ka vdekur, duke tërhequr vëmendjen se disa arterie të tij mes mushkërive dhe zemrës kanë qenë të bllokuara.
Gjithashtu në raport thuhet se përveç “shkakut të vdekjes”, nën titullin “kushte të tjera të rëndësishme” është përcaktuar helmimi nga fentanil, një ilaç i fituar nga opiumi si dhe përdorim i metamfetamin në një periudhë të afërme.
Afro-amerikani Goerge Floyd humbi jetën nga asfiksimi javën e kaluar pasi një polic i bardhë i vuri gjurin në qafë për disa minuta gjatë arrestimit, përkundër përgjërimeve dhe fjalëve të tij të fundit “Nuk mund të marrë frymë”, që u bënë slogan i protestave mbarëkombëtare./aa
Fraksion.com