AktualitetEkonomiTë fundit

Porti i Durrësit; 80 mijë tonë mallra të përpunuara nga 23 anije tregtare

Sektori i Statistikave në Autoritetin Portual Durrës bën të ditur sot se “përpunimi i mallrave në Terminalin e Mallrave Gjenerale, siç njihet Terminali Perëndimor, ka një rritje graduale nga muaji në muaj”.

“Anija “Sofiya” me 9,976 tonë rrotativa llamarine, transit për në Kosovë, ishte anija me sasinë më të madhe të mallit gjatë këtij muaji”, – tha APD.

Në muajin që lamë pas në Terminali Perëndimor, që administrohet nga APD, u përpunuan katër anije me çimento, tetë anije me llamarinë dhe hekur, katër anije me plehra bujqësore, etj.

Që nga fillimi i vitit 2020 në Terminalin Perëndimor janë përpunuar 114 anije tregtare gjithsej.

 

Fraksion.com