AktualitetPolitikëTë fundit

“Përplasja tek Teatri Kombëtar”; Lleshaj: Ligji parashikon deri në përdorimin e armëve; Policia qëndroi tek shtrëngimi fizik

Nga foltorja e Kuvendit ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i është përgjigjur sot interesit të deputetëve të opozitës për sa i përket përplasjes së policisë me qytetarët dhe artistët më 17 maj kur u shemb godina e Teatrit Kombëtar.
Lleshaj është shprehur se policia e ka për detyrë që të mbrojë ligjin dhe aty ishte thirrur nga institucioni i Bashkisë së Tiranës për të liruar godinën  e Teatrit Kombëtar.

“Një kërkesë urgjente duhet të paktën që të jenë këtu ata që e kanë kërkuar. Së pari dua të them se unë si ministër i Brendshëm përgjegjësi të parë kam shërbimin ndaj qytetarëve. Nëse do zgjidhja mes qytetarëve dhe policisë do të rreshtohesha me qytetarët. Por që të ndodh kjo policia duhet të vihet kundër qytetarëve. Por unë jam kundër atyre që u kundërvihen ligjit. Për ata që u shqetësuan për zhvillimet e godinës së Teatri Kombëtar. Nuk kam ndërmend që në këtë interpelancë të harxhoj kohë me vlerat historike të godinës dhe me arkitekturën. Edhe historia e godinës së Teatrit degradoi që në ditët e para në  një sherr politik. Dëmtoi çdo diskutim. Policia e shtetit nuk shkoi vetë me iniciativën e saj më 17 maj. Por u thirr në përmbushje të misionit të saj, që erdhi  nga aktorë artistë, qytetarë etj. Erdhën nga autoritete zyrtare, policia nuk shkoi si palë por të thirrur për të zbatuar një vendin të ligjshëm. Të shqetësuarit, hipokritë dhe të sinqertë, policia nuk e bën vetë ligjin por zbaton pa intepretime. Ligji e detyron policinë që të përgjigjet ndaj kërkesave nëse prona është zbatuar. Ajo u thirr nga bashkia e Tiranës dhe që kontrollohej nga një grup personash pa asnjë tagër. 27 muaj që kjo godinë ishte e uzurpuar nga ata që nuk kishin autorizim. Ka shkuar policia e thirrur nga autoriteti pronar për të mbështetur veprimet. Kishte dy rrugë ose të zbatonte një detyrim ose jo. Policia zgjodhi plotësimin e detyrimit ligjor. Thirrjet patetike për të braktisur detyrën, përsëriten ndoshta edhe me sukses. Kjo shkakton humbje të pallogaritshme. Janë problem të mëdha. Thirrjet për të hedhur kapelat janë dëshmi se sa larg jemi ne me funksionim normal të parimit dhe drejtësisë. “ tha Lleshaj.

“Pse u përdor dhuna më 17 maj ?”

“Dhuna dhe forca janë të ndryshme dhe të njëjta. Dhuna është forcë e ushtruar. Këto janë terma në të gjitha gjuhët e botës.  Dhuna është ana kinetike e forcës. Policia u detyrua me forcë dhe u pengua me forcë për të ushtruar detyrën e saj. Ashtu si nga persona me forcë u detyrua të thyente kordonin.

Policia ka mbetur tek shkalla e parë e përcaktuar nga ligji, tek shtrëngimi fizik. Në funksion ose gjatë kësaj përplasjeje janë kryer disa shoqërime, mbi 60 të shoqëruar. Gjykata e Tiranës veprimin e policisë për arrestimin e 8 personave e ka konsideruar të ligjshëm, ndonëse ju e quani barbare.

Barbaria është ajo gjendje kur njerëzit nuk e njohin ligjin. Kur të gjithë luftojnë kundër të gjithëve dhe ligji nuk ekzistojnë. Gjendja e kulturuar është kur njerëzit heqin dorë nga vetëgjyqësia dhe ua kalojnë gjykatave.

Nuk do t’i merrni kurrë emrat e punonjësve të policisë sepse nuk keni tagër për të hetuar. E vetmja që mund t’i ketë është prokuroria. Sa i përket çështjes së uniformës, policia në datën e operacionit, një për lirimin e objektit dhe një për menaxhimin e protestës, dihet nga praktika që në operacionin për menaxhimin e protestave ka qasje të tjera.

Në qoftë se në operacione të tjera instruktohet për t’u pajisur me gjithçka, në menaxhimin e protestave instruktohen për qasje tjetër, që nga mospajisja me armë.

Nuk do të shihni punonjës policie që do të kenë numra identiteti sepse janë të identifikuar nga drejtuesit e tyre. Të gjitha barrën për dështimin e operacioni e ka drejtuesit i tyre dhe emrat e tyre i dini. Në qoftë se doni përgjegjësi politike keni emrin tim. Nuk keni pse të dini emrin e Nokës apo Islamit. Policia e Shtetit nuk njeh hierarki, nuk njeh askënd tjetër përveç ligjit. Atë ditë kanë qenë dy gazetarë që nuk kanë qenë në detyrë”, deklaroi Lleshaj.

Lleshaj tha se “Ligji aktual njeh, ushtrim me forcë, përdorim të mjeteve goditës, shtrëngim fizik, mjete elektrike, paralizuese dhe përdorim i armës së zjarrit. Por policia ka qëndruar me shtrëngimin fizik.”

 

Fraksion.com