“Për Fëmijërinë e Vjedhur”: Mijëra qytetarë protestë në Tiranë pas abuzimit të së miturës; MASR, Ministri e turpit
Mijëra qytetarë kanë dalë në një marshim protestë në lidhje me përdhunimin që i është bërë një vajze 15-vjeçare nga një 65-vjeçar, i cili ka qenë roja i saj i shkollës.
Në formën e një marshimi, në sheshin Skënderbej dhe në Kodrat e Liqenit kanë marshuar sot nëna me fëmijë, artistë, gazetarë, politikane dhe përfaqësues të shoqërisë civile për t’i thënë stop dhunës ndaj të miturve.
Protesta me moton “Për Fëmijërinë e Vjedhur” ka për qëllim reagimin e shtetit dhe forcimin e dënimit për abuzuesit. Protestuesit marshuan edhe para MASR duke brohoritur: Ministri e turpit!
Në shesh nuk kanë munguar as personazhet e njohur si ish-deputetja, Grida Duma, këngëtarja Aurela Gaçe, deputeti Halit Valteri dhe shumë të tjerë.
Fraksion.com