AktualitetBota+Të fundit

“Largohuni nga oborri”, qytetari i ndërpret fjalën kryeministrit

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka patur një incident me një qytetar teksa po fliste për situatën e pandemisë për mediat.

Një qytetar në qytetin Googong, i ka ndërprerë fjalën duke i kërkuar personave që e rrethonin të largoheshin nga hapësira e oborrit të banesës së tij.

Banori i kërkon të largohen nga oborri i tij sepse po i dëmtojnë barin.

“A mund të largoheni të gjithë nga oborri? Sapo e kam mbjellë atë”, dëgjohet të thotë qytetari.

Kryeministri Morris e ka mirëkuptuar dhe i ka kërkuar gazetarëve të spostohen.

 

Fraksion.com