AktualitetPolitikëTë fundit

Basha: Qytetarët nuk u ndihmuan as pas tërmetit dhe as gjatë pandemisë

Rama nuk i ndihmoi qytetarët as pas tërmetit dhe as gjatë pandemisë”, është shprehur sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Propaganda me regji qendrore e Ramës nuk e fsheh dot dështimin. Në prill premtoi se do të punohet me 4 turne për të pastruar Thumanën nga rrënojat. Pamjet flasin vetë. “Puna” zgjati aq sa vizita dhe transmetimi me regji qendrore i mashtrimit të radhës”, ka theksuar Basha.

“Lekët e shqiptarëve i çon në xhepin e oligarkëve dhe për shpenzime luksi. Në vend që të ndihmonte qindra familje të varfra, Rama harxhoi qindra mijë euro të taksave tona me charter luksi për fundjavë në Paris”, ka shtuar Basha.

“Ekonomia në krizë të thellë, është dështimi i Ramës, i qartë po aq sa gënjeshtrat që ai broçkullit çdo ditë shqiptarëve”, ka përfunduar kreu i PD, Lulzim Basha.

 

Fraksion.com