AktualitetPolitikëTë fundit

“5.5 milionë dollarë”; Ambasada Amerikane: Për Akademinë Amerikano-Shqiptare të Transparencës (USATA) dhe Reformën në Drejtësi

Ambasada amerikane në Tiranë  ka njoftuar sot se SHBA i jep një tjetër ndihmë për Shqipërinë,  në një shifër  prej 5.5 milionë dollarë.

Në njoftimin e dhënë përmes mesazhit në “Facebook”, ambasada e SHBA thekson se kjo shumë do të shkojë për ngritjen e Akademisë Amerikano-Shqiptare të Transparencës dhe do të rrisë transparencën dhe integritetin e qeverisë dhe të institucioneve publike e private, si dhe do të mbështesë reformën në drejtësi.

Postimi i Ambasadës Amerikane:

“Shtetet e Bashkuara njoftojnë me kënaqësi një ndihmë tjetër zhvillimi për Shqipërinë, në shumën 5.5 milionë dollarë, për ngritjen e Akademisë Amerikano-Shqiptare të Transparencës (USATA). Kjo Akademi do të rrisë transparencën dhe integritetin e qeverisë dhe të institucioneve publike e private, si dhe do të mbështesë reformën në drejtësi. Akademia do të ndihmojë gjithashtu Qeverinë e Shqipërisë të menaxhojë donacionet e marra për rimëkëmbjen nga tërmeti, si dhe fondet e tjera publike, në një mënyrë transparente dhe të përgjegjshme që do të jetë në dobi të atyre që kanë më shumë nevojë. Kjo ndihmë është pjesë e kontributit mbi 700 milionë dollarë të Shteteve te Bashkuara për Shqipërinë në 20 vitet e fundit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

 

Fraksion.com