AktualitetPolitikëTë fundit

Zgjedhorja; Meta: Zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetuar mesazhet e djeshme nga BE, përkatësisht nga komisioneri për zgjerimin Varhelyi por dhe nga Soreca për Reformën Zgjedhore.

Pikërisht Meta thotë se zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për ‘Zgjedhoren’ dhe KE mezi pret të shënojë lajm pozitiv për Shqipërinë.

8 qershori është data që përmend Meta. Kjo datë përkon me fundin e kësaj jave, pasi java e kaluar u mbyll me një mosarritje të konsensusit. Ambasadori i BE Soreca ka kërkuar që sot të arrihet marrëveshja.

Statusi i Presidentit Meta:

Mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore.
8 qershori po afron!
Komisioni Europian mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë! 🇦🇱🇪🇺

 

Fraksion.com