COVID 19: Dy punonjëse në Kadastrën e Durrësit rezultojnë pozitive
Kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 dy prej punonjëseve të Kadastrës në Durrës.
Në një komunikim tekefonik , drejtori i ASHK-së Artur Çobani komfirmoi se nga tamponët e bërë një ditë më parë të punonjësve të ASHK-së në Durrës, kanë rezultuar pozitivë sportelistja për të cilën kishte dyshime se ishte infektuar me Covid-19 pasi u konfirmuan familjarët e saj; si dhe një specialiste sektori.
Nga tamponët e bërë të familjarëve të sportelistes, bashkëshorti dhe fëmija i saj kanë dalë negativë, ndërsa kanë rezultuar pozitivë vjehrri, vjehrra dhe babai i saj, ku ky i fundit mësohet se është punonjës policie.
Nga burimet, mësohet se specialistja e sektorit është kthyer në punë ditën e hënë pasi nuk ka qenë gjatë kësaj periudhe në zyrat e Kadastrës, e nuk dihet ende nëse është infektuar me koronavirus nga kontakti me sportelisten, apo bëhet fjalë për ndonjë rast të ri burimi.
Ndërkohë nga ana e strukturave epidemiologjike, vijon hetimi epidemiologjik në terren për rastet në fjalë.
Kujtojmë se ditën e hënë ASHK Durrës u mbyll dhe u dezinfektua, ndërsa të gjithë punonjësit e Kadastrës do të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi për një periudhe 14-ditore.
Nga sot do t’i nënshtrohen marrjes së tamponit të gjithë punonjësit e tjerë.
Fraksion.com