AktualitetBota+Të fundit

Sulm vdekjeprurës në një xhami në Kabu

Një bombë shpërtheu të martën në një xhami në Kabul të Afganistanit, duke vrarë dy persona.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori asnjë grup.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme në Afganistan, Tariq Arian, tha se bomba ka pasur në shënjestër xhaminë Akber Khan, në kohën kur besimtarët janë mbledhur për lutjet e mbrëmjes.

Arian tha se imami i xhamisë, Muhamed Ayaz Niazi, është një nga dy personat e vrarë në sulm.

Talibanët e dënuan vrasjen e imamit.

Së paku dy persona të tjerë u plagosën në sulm.

Në lagjen Vazir Akbar Khan në Kabul ndodhen ambasadat e huaja dhe ndërtesat qeveritare.

Sulmi vjen një ditë pasi së paku shtatë civilë u vranë nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës, në veri të Afganistanit.

 

Fraksion.com