OST remonte në rjetin 110kV në Durrës; Investime për rritjen e sigurisë së furnizimit me energji
Operatori i Sistemit të Transmetimit nis sot remontet në rrjetin 110kV të linjave Rrashbull – Sallmone (Sukth), Kavajë – Rrashbull dhe Rrashbull – Spitallë (Porto Romano 2)
Sipas OST-së, investimet synojnë rritjen e sigurisë së furnizimit me energji të konsumatorëve, ndërsa bëhet e ditur se do të ndërhyhet në kabinat elektrike përgjatë linjave.
Për shkak të punimeve nga ana e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST sh.a), në datat 1, 2 dhe 3 qershor, do të mungojë energjia elektrike në disa zona të Durrësit.
Remontet në rrjetin 110kV të linjave Rrashbull – Sallmone (Sukth), Kavajë – Rrashbull dhe Rrashbull – Spitallë (Porto Romano 2), do të kryhen gjatë fashës së orarit 09:00 – 13:00.
Pa energji elektrike do të jenë gjatë ditës së sotme zonat Shenavlash, Vrinë, zona pranë tregut të makinave, industriale e Spitallës, Qyteti Rinia, zona (djathtas) te hyrja e Durrësit (ish-keneta) deri te N/st Spitallë, ish-PTT Spitalle, varrezat e reja, ish-Kimike dhe zonat përrethh deri te Hidrovori, Porto Romano, ish-Këneta (Durrësi i ri), zona e Burgut, Rruga “Aleksander Goga”, ANOIL, Eropetrol, Intergaz, Serat, ADC, Universiteti dhe Spitalla.
Nesër do të ketë kufizim të energjisë në Golem qendër, Seferaj, Mali Robit, stan I ri, Qerret, Posta e policisë, hotel “Malvina”, stacion i trenit Golem, Shkëmbi Kavajë, Kastrati, Golem plazh, Viena, Miami beach dhe ish-Kompleksi “Xixa”.
Ndërsa më 3 qershor do të ketë kufizim të energjisë në Shijak, Breg Lumi, Punishte, Komunale, Fermë Sukth, Hidrovori, (Lagjia e Stallave), bizneset gjatë autostradës, 4 Rruget, Maminas – Shijak, S.M.T-ja, Grumbullimi, Maminas, Sallmone, Gjiri i Lalezit, Kompleksi Lura dhe Shenavlash.
Fraksion.com