AktualitetPolitikëTë fundit

Mbaron sot afati i Zgjedhores: Këshilli Politik nis me 2 orë vonesë; Ndërkombëtarët në lëvizje

Është shtyrë me dy orë mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Kjo mbledhje ishte parashikuar që të mbahej në orën 17:00 por u  vendos që Këshilli Politik të mblidhej në orën 19:00.

E ndërkohë janë orët e fundit para përfundimit të afatit ku do të vendoset nëse do të ketë apo jo një marrëveshje apo konsensus mes palëve mazhorancë, opozitë parlamentare dhe opozita joparlamentare.

Tre janë pikat ku janë ndalur prej ditësh palët dhe nuk po gjejnë zgjidhje, identifikimi biometrik i votuesve, depolitizimi i administratës zgjedhore si dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Reforma Zgjedhore do të vijojë edhe nëse sot nuk arrihet konsensusi pasi afati real për t’u miratuar në Kuvend është 30 qershori dhe nga 1 korriku fillon implementimi por sot vendoset nëse Kodi i Ri Zgjedhor do jetë një produkt i njëanshëm apo konsensus mes palësh. Mazhoranca nuk ka përjashtuar edhe rastin se mund ta votojë dhe miratojë atë vetë nëse opozita nuk bie dakord për konsensus.

 

Fraksion.com