AktualitetBota+Të fundit

Talibanët sulmojnë një pikë kontrolli, 14 të vrarë

Militantët talibanë sulmuan një pikë kontrolli të ushtrisë afgane në lindje të Afganistanit, duke vrarë 14 persona, tha të premten ministria e Mbrojtjes.

Talibanët morën përgjegjësinë për sulmin në provincën Paktia, duke e quajtur atë një “veprim mbrojtës”, por nuk dhanë më shumë sqarime.

Javid Faisal, zëdhënës i zyrës së këshilltarit për sigurinë kombëtare në Afganistan, tha se përkundër përplasjeve sporadike, një armëpushim i shpallur gjatë festës së Fitër Bajramit, do të vazhdojë.

Talibanët akuzuan qeverinë afgane për vrasjen e disa civilëve gjatë një sulmi ajror të mërkurën.

Qeveria tha se shënjestra ishin luftëtarët talibanë.

Ndërkohë, disa përfaqësues të talibanëve kanë qëndruar në Kabul për të diskutuar me qeverinë afgane për shkëmbimin e të burgosurve.

Qeveria afgane ka liruar 2,000 të burgosur talibanë që nga nënshkrimi i një marrëveshje paqeje midis Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve më 29 shkurt.

Talibanët kanë liruar 347 robër.

 

Fraksion.com