“S’ka tym të bardhë”; Rudina Hajdari: Sot nuk ramë dakord për asgjë
Deputetja Rudina Hajdari u shpreh se sot nuk ranë dakord për asgjë dhe se opozita në parlament vijon që të ketë kusht ndryshimin e sistemit.
“Ata propozuan që opozita të vijë me një hartë të caktuar përsa i përket zonave që do të ketë identifikimin biometrik, erdhi në momentet e fundit, nuk u pranua as nga opozita parlamentare dhe as nga ajo jo parlamentare. Palët thuajse sot nuk ranë dakord për asgjë. Do të vijojmë që të flasim dhe ta mbyllim, por tymi i bardhë do të dalë vetëm kur të ketë ndryshim sistemi. Këto mbledhje janë bërë të lodhshme për të gjithë qytetarët.
Sistemi do të diskutohet sërish, u shty, do të rikthehemi prapë te ato cështje dhe sistemin zgjedhor, pasi pa ndryshuar sistemin nuk ka marrëveshje dhe reformë, vetëm një aleancë të vjetër të zakonshme që e kanë mbajtur peng këtë vend. Mbledhja tjetër ose sot pasdite ose nesër” tha ajo.
Fraksion.com