Në Kosovë regjistrohen edhe 19 të shëruar nga COVID-19
Të enjten në Kosovë janë shëruar edhe 19 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
Kështu ka njoftuar Instituti i Shëndetësisë Publike, sipas të cilit janë konfirmuar edhe katër raste të reja me koronavirusin e ri.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Përlepnicë-Gjilan”, thuhet në njoftimin e Institutit.
Deri më tani në Kosovë janë regjistruar gjithsej 1.052 të infektuar, prej të cilëve 820 janë shëruar ndërsa 30 kanë vdekur.
Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë shfaqur më 13 mars.
Fraksion.com