AktualitetPolitikëTë fundit

Reforma Zgjedhore, Hajdari: Opozita joparlamentare e paqartë në kërkesat e saj

Opozita joparlamentare ka qenë e paqartë në kërkesat e saj në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore.

Rudina Hajdari, bashkëkryetare dhe përfaqësuese e opozitës parlamentare në tryezën e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore u shpreh se opozita ka qenë evazive kur vjen puna për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Opozita joparlamentare, ka qenë evazive lidhur me ndryshimin e sistemit zgjedhor. Bylykbashi ka qenë i hapur për sistemin mazhoritar, por ky sistem që kemi mund të funksionojë, por duhet të zbatohen rekomandimet e OSBE. Mazhoranca do këtë status quo, janë komodë në formën që janë. Nuk e pres nga mazhoranca këtë ndryshim dhe këto kërkesa, por e pres nga opozita jashtëparlamentare të bashkohen në këtë kauzë dhe t’i imponohen mazhorancës”, – tha ajo.

“Kemi gjithë këto vite që kemi një mazhorancë arrogante. Deklaratat kanë qenë jokonsistente. Tri orë në tryezë duke folur për një deklaratë të kryeministrit, ndërsa ne kishim lënë të flisnim për ndryshimin e sistemit. Kur erdhi e-mail-i për SHBA që merreni këtë model në shqyrtim, sepse është një rrugë e mesme për të zgjidhur këtë ngërç që keni, sistemin danez pra. Ajo nuk u përmend fare”, – tha Hajdari.

 

Fraksion.com