AktualitetBota+Të fundit

Në Gjermani shtohen raportet mjekësore; Bie numri i pacientëve

Për shkak të pandemisë së Coronës shumë të punësuar në Gjermani kanë marrë raport mjekësor. Nga ana tjetër ka rënë numri i pacientëve në klinika dhe spitale.

Muajt mars dhe prill shënuan në Gjermani një numër të madh punonjësish që morën raport mjekësor. Sipas njoftimeve të shoqërive të sigurimeve mjekësore 6.84 përqind e numrit të përgjithshëm të të punësuarve morën gjatë kësaj periudhe raport mjekësor.

Kjo shifër e lartë të sëmurësh mbi mesataren shpjegohet sipas ekspertëve me raporte mjekësore për efekte parandaluese për shkak të pandemisë së Coronës.

Shumë pacientë tremben të shkojnë në spitale nga frika e infektimit

Në të njëjtën periudhë, gjermanët – ndoshta nga frika e infeksionit apo për arsye sigurie – kanë shkuar shumë rrallë për vizitë tek mjekët, sidomos tek mjekët specialistë. Rënia më e madhe u shënua në mes të marsit dhe fillimit të majit. Sipas njoftimeve të shoqërive të sigurimeve mjekësore kardiologët dhe onkologët patën rreth 30 dhe 50 përqind më pak pacientë. Kurse stomatologët regjistruan madje një minus deri në 80 përqind. Shoqatat e mjekëve u shprehën të shqetësuar se anulimi i vizitave dhe i kontrolleve rutinë mund të çojë në një përkeqësim të rrezikshëm për jetën në shëndetin e pacientëve.

Jo vetëm mjekë por edhe spitalet po shprehen prej disa javësh se në klinika dhe spitale po shkojnë gjithnjë e më pak njerëz, sepse kanë frikë nga infeksioni me virusin Corona.

 

Fraksion.com