AktualitetPolitikëTë fundit

Lëpirëse për maxhorancën, përjashtohet me 10 ditë nga seancat plenare deputeti Ralf Gjoni

Byroja e Kuvendit ka vendosur sot përjashtimin  me 10 ditë nga seancat plenare, të deputetit të opozitës Ralf Gjoni.

Shkak për këtë vendim është bërë fjalimi i Gjonit në Kuvend, ndërsa ai nxori dhe dy lëpirëse nga xhepi i tij, duke ironizuar dhe quajtur deputetet e maxhorancës si lëpirësa. Gjoni pritet qe te flase ne oren 10:00 nga kryesia e Kuvendit.

Deklarata e Ralf gjonit në Kuvend:

“Bravo Rudine. Nga ato që erdhëm vjet kemi mbetur shumë pak me atë mendje. Jemi përpara shtetit të fadromës dhe shtetit të buldozerit. Kjo mazhorancë nuk ka më integritet përpara popullit që pas shembjes së godinës së Teatrit. Nuk mundet ta shuaj dhimbjen e madhe të popullit asnjë injorant që ka ardhur në qytet dhe e quan atë godinë tallash. Nuk e pranoj si tiranas diçka të tillë. Ai është celenit o injorantë, o injorantë, që përdorët në studiot më të shtrenjta. Suedezët mburren me godinat me baltë. Çdo komb krenohet me historinë e tij. Të huajt i kanë si godina lepujsh, por i ruajnë, i promovojnë. Çfarë lloj speciesh jeni mor? Lëpirsa lolipopi,”, tha Gjoni.
Kaq mjaftoi që të ndërhyjë Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili tha se Gjoni ka të drejtë t’i mbajë lëpirëset në xhep ose në gojë është e drejta e tij, por i kujtoi rregulloren.

“Ndaç në xhep ndaç mbaji në gojë është e drejta jote. Unë korrigjoj çfarë nxjerr nga goja, jo çfarë fut. E ato që nxore nga goja janë në kundërshtim me etiken dhe rregulloren. Të kujtoj që koha e debatit është për veprimtarinë vjetore të KQZ, nëse ke gjë vazhdo, nëse do vazhdosh ashtu do të ndërpres fjalën”, tha kryeparlamentari.

 

Fraksion.com