AktualitetBota+Të fundit

Cuomo në Shtëpinë e Bardhë, thirrje presidentit për investime

Guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo do t’i bëjë thirrje Presidentit Donald Trump për të investuar në rrugët, urat dhe hekurudhat e vendit gjatë një takimi sot në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që shtetet amerikane po fillojnë rihapjen, pas dëmeve të mëdha që koronavirusi i shkaktoi ekonomisë.

Vizita e zotit Cuomo në Uashington vjen ndërkohë që shteti i Nju Jorkut, i goditur rëndë nga pandemia po fillon të shohë rënie në nivelet e shtrimeve në spitale dhe në numrin e vdekjeve.

Gjatë fundjavës që kaloi, amerikanë kremtuan Ditën e Përkujtimit me grumbullime në plazhe dhe liqene në grupe të mëdha edhe pse ekspertët e shëndetit kishin paralajmëruar se një rihapje tepër e shpejtë mund të shkaktonte shpërthime të reja të virusit.

Njëzet shtete amerikane raportuan një rritje të rasteve të reja ndërsa numri i vdekjeve po i afrohet shifrës 100,000. Ndërkohë në të gjithë botën, numri i të vdekurve nga COVID-19, ka arritur në 350 mijë.

 

Fraksion.com