AktualitetTë fundit

Rikthimi në normalitet: Mbi 790 ndërhyrje në spitalet publike në javën e parë

Më shumë se 790 ndërhyrje janë kryer në spitalet publike në javën e parë pas rikthimit gradual në normalitet të punës në sistemin shëndetësor, me rifillimin e operacioneve të planifikuara në të gjithë vendin.

Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila u shpreh se shëndetësia është në gatishmëri me masa të shtuara.

Nga data 18 maj kanë rifilluar gradualisht operacionet e planifikuara, në spitalet rajonale dhe universitare.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vlerësoi rihapjen graduale të sistemit shëndetësor në spitalet rajonale dhe universitare nga data 18 maj.

Gjatë të gjithë kohës së epidemisë, janë garantuar të gjithë shërbimet së i përket urgjencave kirurgjikale dhe patologjive malinje.

 

Fraksion.com