AktualitetBota+Të fundit

Regjistrohen raste të reja me COVID-19 në Kinë dhe Korenë e Jugut

Kina dhe Koreja e Jugut regjistruan raste të reja me koronavirusin e ri në 24 orët e fundit.

Shtatë persona u zbuluan se kishin kontraktuar virusin në territorin e Kinës, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit.

Megjithatë, nuk u raportua për vdekje të lidhura me virusin, dhe të gjitha rastet e reja ishin njerëz që vinin nga jashtë.

Më tej shtohet se disa shkolla ndërkombëtare në Pekin do të hapen më 1 qershor.

Në total, 4.638 njerëz kanë vdekur nga virusi në Kinë ndërsa rreth 84.000 u testuan pozitivë, ku 79.353 prej tyre janë shëruar dhe u liruan nga spitalet, sipas Universitetit Johns Hopkins në SHBA.

Koreja e Jugut raportoi 19 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, sipas Qendrës koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Vendi gjithashtu raportoi dy vdekje.

Më tej shtohet se tre nga rastet ishin persona që vinin nga jashtë.

Numri i përgjithshëm që nga rasti i parë më 25 janar tani ka arritur në 11.275, përfshirë 269 vdekje.

Pas origjinës në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në të gjithë globin.

 

Fraksion.com