Prova e zjarrit për Ramën: Amerika kërkon “fadromën” në Presidencë
Nga Kreshnik Spahiu
Për herë të parë pas 30 vjetësh një ambasadore amerikane bashkohet me popullin kundër establishmentit politik të 3 liderëve që sundojnë Shqipërinë.
Publikisht dhe pa dorashka diplomatike, ambasadorja Yuri Kim dje deklaroi:
“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & joperfekte, por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë.”
Po pse pikërisht tani ky alarm i ambasadës kundër një marrëveshjeje antiamerikane: Meta-Rama-Basha?
– sepse Edi Rama hoqi dorë nga shkarkimi Ilir Metës dhe hyri në negociata për ruajtjen e xhaketave të vjetra.
– Sepse Meta dhe Basha u takuan për një strategji mbi bllokimin e Reformës në Drejtësi duke shkarkuar Dvoranin dhe duke diktuar emërimet në gjykata.
– Sepse Basha-Kryemadhi-Rama nuk po reagojnë për propozimet amerikane mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe listat e hapura sipas sistemit danez.
– Sepse Meta dhe Berisha janë të gatshëm të këmbejnë me Edi Ramën Reformën në Drejtësi me Reformën Zgjedhore.
– Sepse gjykatat e Edi Ramës i dhuruan pafajësinë Lulzim Bashës për pastrim parash ruse në Washington.
– Sepse Edi Rama po siguron mandatin e tretë si kryeministër në këmbim të amnistisë penale për Sali Berishēn dhe Ilir Metën duke i garantuar paprekshmëri të bizneseve të tyre.
– Sepse të 4-ët së bashku aktruan para teatrit dhe krijuan “luftë” artificiale për t’iu shmangur dialogut mbi sistemin elektoral dhe propozimeve amerikane për listat e hapura.
– Sepse ambasadorja amerikane ka refuzuar çdo takim me Sali Berishën, ndërsa Rama përmirësoi marrëdhëniet me familjen Berisha në mediat e tyre.
– Sepse pas mitingut të 2 marsit, ambasadorja Yuri Kim bëri thirrje që Ilir Metës t’i ndalohet mbajtja e flamurit amerikan dhe nuk mbështet presionet e tij.
– Sepse Amerika ka 8 vjet kërkon procedimin e Ilir Metës, por ai mbrohet nga Rama dhe Berisha. (Kujtojmë që Rama e votoi Metën si president edhe pasi ambasadori Lu dhe ambasadorja Vlautin i kërkuan prokurorit për gjithash procesi penal për Ilir Metën)
Për këto arsye Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tejet të zhgënjyera me pazarin tresh Rama-Meta-Basha.
Amerika priste që fadromat të çoheshin në presidencë për të shkulur nga themelet modelin Meta, por Rama aktroi me 3 artistët e opozitës dhe i dërgoi fadromat te teatri.
Amerikanët kishin shpresuar që Rama të sillej si Zaevi me Gruevskin.
Është treni fundit për Edi Ramën, nëse do e ruaj kontratën me amerikanët për dy Reforma në Drejtësi dhe zgjedhje të lira, apo do të kërkojë të blejë lirë dy të pandehurit e amerikanve në Shqipëri në këmbim të një mandati të tretë në tavolinë?
Prova e zjarrit është “fadroma”. Amerikanët po presin të fundosi presidencën…../Marrë nga Facebook-u i autorit!
Fraksion.com