AktualitetPolitikëTë fundit

”Kam informacion”, Ngjela: Nga korriku deri në shtator kryetarët e partive do heqin keq, s’do i pranojë asnjë të shkruhet në listat e zgjedhjeve

Avokati Spartak Ngjela ka zbuluar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 se kryetarëve të partive politike në Shqipëri nuk do i pranojë asnjëri që të shkruhen në listat e zgjedhësve.

Kjo sipas Ngjelës ndodh prej ndryshimit të sistemit, dhe kryetarët e partive që nuk u intereson ndryshimi i tij do jenë nën akuzë dhe askush s’do pranojë të shkruhet në listat.

Ngjela thotë se këtë e ka informacion dhe nga korriku deri në shtator krerët e partive do kenë një periudhë të keqe në këtë drejtim.

”Nga korriku në shtator do heqin keq. Sepse nuk do pranojë asnjë që të shkruhet, të futen në listë. Kryetari i Partisë X do ftojë që të futen në listë, dhe ti nuk do pranosh. Sepse këta do jenë nën akuzë, kur është kryetari në akuzë, akuzohesh dhe ti.
Pse janë acaruar deri tani. SHBA mendon që çfarë të heqë Reformë të heqë Reforma, çfarë heq populli ta heqë populli. Basha del me mazhoritar të pastër, por me lista të hapura nuk e ka të sigurt. Edhe Basha edhe Rama, janë artificë si kryetarë partish, nuk janë zgjedhje të brendshme të evolucioni i partisë. Basha me votat e Berishës, i kishte reale. Edhe ky tjetëri i kishte. Sa erdhën në pushtet hoqën kontunitetin në parti. Kemi humbur verbin. Ku ke parë ti të bësh fushatë. Kemi harxhuar djersë të madhe, beteja, ku bëjnë betejë këta. Lista e hapur është betejë. është shumë e mirë në përmirësimin e klimës. Unë jam për mazhoritar të pastër por nuk bëhet. ”- tha Ngjela.

 

Fraksion.com