AktualitetPolitikëTë fundit

“Emigrantët vijnë në qershor”; Rudina Hajdari akuza ndaj PS dhe PD

Në përfundim të tryezës për reformën zgjedhore, Rudina Hajdari hodhi akuza ndaj partisë socialiste dhe asaj demokratike.

Ajo tha se fasha e propozuar për t’i mbajtur zgjedhjet jo më larg se 15 maji bëhet për të penguar votën e emigrantëve.

“Dihet që emigrantët vijnë në qershor. Ose të pranojnë të drejtën e diasporës për të votuar, ose të mos ndryshohet fasha elektorale” – tha Hajdari.

Ajo zbuloi edhe detaje nga tryeza. Sipas Hajdarit, LSI ka kërkuar dyfishimin e financimit të partive nga buxheti i shtetit.

“Këto lekë vijnë nga taksapaguesit shqiptarë. Pse duan ndryshimin e buxhetimit të partive politike? Të rrimë larg interesave të ngushta. T’u japim qytetarëve të drejtën ta zgjedhoin me referendum nëse e duan ndryshimin e sistemit” – tha Rudina Hajdari.

Kujtojmë se palët ranë sot dakord që zgjedhjet të zhvillohen brenda fashave 15 prill – 15 maj, ose 15 tetor – 15 nëntor.

 

Fraksion.com