AktualitetPolitikëTë fundit

Bylykbashi e Vasili informojnë për tryezën; Informojnë tre çështjet e diskutuara

Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, pas tryezës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, informuan për tre çështje të diskutuara, për periudhat zgjedhore, për financimin e partive dhe kuotave zgjedhore.

Bylykbashi tha se këto tre çështje nuk janë problematikat kryesore, ai theksoi se duhet të garantohet mbrojtja e zgjedhësit shqiptar që ai ta hedhë votën të lire dhe në sekret të plotë.

Ai tha se po bëhen përpjekje për kompromis brenda 31 majit.

“Sot ne diskutuam tre çështje, çështjen e kuotës gjinore, periudhës dhe financimin. Do jenë dy periudha zgjedhore të cilat do t’i mundësojnë Presidentit të mundësojë datën e zgjedhjeve pa kufizime. Jep mundësin që zgjedhësit të marrin pjesë në numër më të lartë. I largohemi periudhave të nxehta dhe të ftohta që mund të pamundësojnë pjesëmarrjen në zgjedhje. Dakordësuam në shumë elementë për financimin e partive nëpërmjet një formule mikse, synimi ynë reduktimit në mënyrë drastike i financimit privat që të pastrohet fushata nga interesa të paligjshme. Pati debat për çështje të ndryshme por jemi në rrugën e përmbylljes së këtyre dy paketave”, tha ai.

Petrit Vasili tha nga ana e tij se “Ishte dhe një moment delikat i kuotës gjinore. Bashkëndamë një zgjidhje dhe një kompromis që kuota gjinore të respektohet duke pasur principin një në tre. Kemi kërkuar me forcë që kjo kuotë gjinore të ketë dispozita mbrojtëse për zbatimin e saj në praktikë. Mendoj që ekspertët do të sjellin një mendim të pranueshëm”, tha Vasili.

Problematikat kryesore të procesit zgjedhor nuk janë këto. Ajo që duhet patjetër të garantojmë është mbrojtja e zgjedhësit shqiptar që ai ta hedhë votën të lirë dhe në sekret të plotë. Është një rekomandim i rëndë nga ODIHR dhe OSBE që të merren masa për ta mbrojtur. në ditët në vijim do diskutojmë masat që rregullojnë veprimtarinë e prok, policisë së SPAK në intimidimin e krimit ligjor. masa që do merren në QV, masa që të garantojnë që kutia nuk mbushet. Këto janë problemi real, që vota e zgjedhësit është e vërtetë dhe numërohet pa manipulime dhe gjitha çështjet e tjera janë rreth këtij boshti. Kjo është sfida e madhe. Ne po bëjmë të gjitha përpjekjet që brenda 31 majit t’i diskutojmë dhe arrijmë në kompromis.”, tha Bylykbashi për mediet.

 

Fraksion.com