AktualitetTë fundit

“Teatri i ri pa prishur të vjetrin”; Kapexhiu tregon projektin

Një teatër i ri, që mund të ndërtohej pa prishur të vjetrin, madje duke u gërshetuar me arkitekturën e tij. Ka qenë kjo ideja e aktorit dhe regjisorit Bujar Kapexhiu, që sugjeronte ndërtimin e një teatri të ri në pjesën e brendshme të teatrit të vjetër, duke ruajtur strukturën dhe arkitekturën e teatrit të dikurshëm, në një strukturë të ngjashme me Piramidën e Luvrit, që u ngrit pa prekur historinë.

“Sot gjithçka mund të restaurohej dhe mund të bëhej shumë bukur. Ai edhe në ditët e fundit që ishte braktisur, aty janë bërë disa shfaqje. Por nuk ishte dashamirësia, ose një qëllim tjetër pas saj. Por ky tashnmë është shembur, nuk ekziston. Në arkitekturë ka një ide interesante që ndërtohen tre vëllime në mënyrë simetrike. Shikoni Kishën Orthodokse, shumë e bukur. Po ta vini re është pikërisht me tre volumet simetrike. Atëherë, nëse do duhej një teatër i ri, ky teatër rikonstruktohej dhe në mes të dy teatrove ndërtohej një sallë e re, 5 apo 6 katëshe duke plotësuar mangësitë e ketyre dhe duke ndërtuar një teatër”, tha Kapexhiu.  Duke ju referuar edhe kërkesave të artisëtëve, Kapexhiu tha se ato ishin të orientuara për pjesën e brendshme të teatrit dhe jo për pjesën e jashtme të tij.

I pyetur nëse kishte kontaktuar autoritetet mbi këtë ide, Kapexhiu tha: “Kemi biseduar”.

Fevziu: Dhe cila ka qenë përgjia?

Kapexhiu: Heshtje, madje dikush tha:  Nuk mund të bëhet ajo, është godinë fashiste. Dhe ai që i ka thënë këto i ka thënë për të kaluar radhën./Opinion.al

 

Fraksion.com