AktualitetBota+Të fundit

SHBA: Votimi në mungesë, temë debati në kushtet e pandemisë

Shumë vetë besojnë se distancimi fizik do të jetë ende i nevojshëm kur amerikanët të votojnë në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, nëse një vaksinë nuk ka dalë deri atëherë. Për momentin, votimi me postë dhe në distancë janë përfshirë në politikën e koronavirusit.

Koronavirusi  dhe distancimi fizik që e shoqëron – po u jep argumenta atyre që duan ta zgjerojnë mundësinë e amerikanëve të votojnë me postë.

Presidenti Trump është në krye të atyre që janë kundër.

“Votimi me postë është shumë i rrezikshëm. Krijon mundësi për mashtrim dhe paligjshmëri”, thotë Presidenti Trump.

Zoti Trump kërcënoi se do të ndalte fondet federale për Miçiganin dhe Nevadën, sepse këto dy shtete u dërguan të gjithë votuesve të regjistruar, fletë votimi në distancë.

“Jo, nuk duhet dërguar me postë. Duhet të votohet në qendrat e votimit. Dhe duhet të kesh kartën e identifikimit, sepse ajo të verifikon”, ishte shprehur presidenti Trump.

Ekspertët thonë se rastet e mashtrimit me votën përmes postës janë të rralla. Demokratët janë të shqetësuar se votuesit nuk do të shkojnë në qendra votimi prej koronavirusit.

“Duam më shumë fonde për votimin me postë”, thotë Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Presidenti ka thënë se zgjerimi i votimit me postë ndihmon demokratët dhe do të thotë që “asnjë republikan nuk do të zgjidhet më”.

“Demokratët mendojnë se vota e tyre është më e vlefshme kur votimi është më i lehtë. Republikanët ndoshta mendojnë se pengesat janë si filter që mbajnp votuesit jo aq të zjarrtë në shtëpi”, thotë analisti George Will.

Sipas studimeve, votimi me postë nuk i jep asnjë partie epërsi.

“Përvoja universale e shteteve që votojnë me postë dhe në distancë tregon se po të lejosh këtë metodë, e rrit pjesëmarrjen si për demokratët edhe për republikanët, me rreth 8 për qind”, thotë profesori i së drejtës, Steven Mulroy në Universitetit e Memfisit.

Votimi në distancë filloi në vitin 1864, kur shtetet nga të dyja krahët. E Luftës Civile lejuan ushtarët të votojnë për president nga postet e luftës.

Që atëherë, shtetet kanë lejuar votime në mungesë për arsye si shërbimi ushtarak, paaftësia fizike dhe udhëtimet në ditën e votimit.

Oregon u bë i pari shtet që ta bëjë normë votimin me postë në vitin 1998, pasuar nga shtetet e Uashingtonit, Kolorados, Utas dhe Havait.

29 shtete lejojnë votim në pengesë, pa kërkuar asnjë arsye.

Shumë prej tyre por jo të gjithë ata që vazhdojnë të kërkojnë arsye, mes së cilave tani edhe koronavirusi.

“Votuesit nuk duhet të rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të të dashurve të tyre, për të ushtruar të drejtën e votës”, thotë Prof. Muroy.

Uiskonsi refuzoi të shtyjë zgjedhjet paraprake në prill. Rreth 400 mijë votues shkuan në qendrat e votimit. Të paktën 36 votues dhe punonjës votimi, rezultuan pozitivë me COVID-19./voa

 

Fraksion.com