AktualitetEkonomiTë fundit

“Punësim dhe tregëtim frutash”; Rama: Në Tamarë të Malësisë së Madhe fabrikë e re agropërpunuese

Kryeministri Edi Rama mirmëngjesin e sotëm e ka nisur me një lajm të mirë për gjithë banorët e zonës së Malësisë së Madhe, ku njofton ngritjen e fabrikes së re agropërpunuese e përgatitjes së esencës së frutave dhe prodhimin prej tyre të lëngjeve natyrale.

“Ky investim do të ndikojë ndjeshëm në ekonominë lokale dhe një numër i konsiderueshëm njerëzish të zonës do të punësohen, por njëkohësisht fermerët do të kenë një destinacion për të tregtuar frutat e tyre”- shkruan Rama.

Postimi i Ramës

MIRËMËNGJES😊

me një nga plot e plot shembujt e bukur frymëzues të punës, që nuk bëjnë lajm!

Në Tamarë të Malësisë së Madhe, aty ku programi kombëtar i Rilindjes Urbane ka transformuar rrënjësisht qendrën e zonës, me mbështetjen e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, po përfundon fabrika e re agropërpunuese e përgatitjes së esencës së frutave dhe prodhimin prej tyre të lëngjeve natyrale 🍒🍑🍓

Ky investim do të ndikojë ndjeshëm në ekonominë lokale dhe një numër i konsiderueshëm njerëzish të zonës do të punësohen, por njëkohësisht fermerët do të kenë një destinacion për të tregtuar frutat e tyre🤩

#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀️

 

Fraksion.com