Presidenti Ilir Meta deklaroi në studion e emisionit “Opinion” se pas shembjes së Teatrit Kombëtar ka mjaft interesa të fshehta.
Ai tha se me atë akt synohet të krijohet destabilitet në Shqipëri, që sic tha i intereson lobit proserb në Uashington.
“U shemb që të provokojë opozitën, të destabilizojnë situatën, se kështu u intereson dikujt, lobit proserb në Uashington. Po sic i interesonte edhe vjet që të kishte gjakderdhje. Lobit serb dhe ai pro rus në Uashington i intereson përplasja civile dhe destabilizimi në Shqipëri. Kam shumë prova dhe dokumenta që do i bëj publike ne kohen e duhur. SMS qe u be publike sot do duket pa vlere ne raport me to. Do flas ne te ardhmen dhe ne kohen e duhur- tha Meta.