AktualitetPolitikëTë fundit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i kërkon Bashës ndryshim të sistemit zgjedhor

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit përmes një letre të publikuar sot i kërkoi kryetarit të Partisë Demokratike ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke i kujtuar se po bëhen 10 muaj nga angazhimi i tij për këtë çështje.

Aleanca për mbrojtjen e teatrit fillimisht kujton se më 25 korrik 2019, “ne, anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit (AMT), kemi nënshkruar një kontratë me ju, si kryetar i PD dhe Opozitës së Bashkuar”.

Në paragrafin 5 të kësaj kontrate shkruhet:

“Partia Demokratike angazhohet për një sistem zgjedhor, që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese, që synon rritjen e kontrollit dhe balancës ndërmjet pushteteve apo forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit. Diskutimi mbi këtë çështje duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë në hartimin e tyre përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile.”

“Sot mbushen 10 muaj nga nënshkrimi i kësaj kontrate dhe ky konsultim nuk ka nisur ende, ndërsa mbetet më pak se një javë nga afati për miratimin e reformës zgjedhore. Në këto kushte, ne gjykojmë se zgjidhja e vetme është miratimi i sistemit proporcional kombëtar, me lista të hapura, si e vetmja alternativë për ndryshimin e sistemit, pa ndërhyrje në Kushtetutë”, shprehet Aleanca.

“Ne kërkojmë gjithashtu hapjen e debatit kombëtar për një Kushtetutë të re, hartimin brenda vitit dhe miratimin me referendum në pranverë 2021”, përfundon letra drejtuar Bashës.

”, thuhet më tej.

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com