Aksident tragjik në Durrës; Furgoni përplas për vdekje 8-vjeçarin me biçikletë, arrestohet shoferi
Një aksident tragjik i ka marrë jetën një fëmije 8-vjeçar në Durrës.
Ndërkohë Q.N.,66 vjeç, banues në Sukth është arrestuar nga policia, ku këta të fundit kanë ngritur edhe një grup hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin shtetasin Q.N.,66 vjeç, banues në Sukth.
Ky shtetas më datë 25.05.2020, rreth orës 16:05, në fshatin Jubë, Durrës, duke drejtuar mjetin fugon, ka aksidentuar një fëmijë, shtetasin G.G., 8 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë fëmija ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Fraksion.com