AktualitetBota+Të fundit

Media britanike: Qeveria plane për ndërprerjen e bashkëpunimit me “Huawei”

Kryeministri Boris Johnson ka ne plan të reduktojë përfshirjen e kompanise kineze e cila prodhon pajisjeve telekomunikimi “Huawei Technologies Co” në ndërtimin e rrjetit 5G të Britanisë, sipas një artikulli të botuar në gazetën “Daily Telegraph”.

Zoti Johnson u ka kërkuar zyrtarëve të planifikojnë për të reduktuar në zero përfshirjen e Kinës në infrastrukturën britanike deri në vitin 2023, njoftoi gazeta të premten në mbrëmje. Sipas gazetës zoti Johnson kërkon të mbështetet sa më pak tek Kina, në mënyrë që të forcojë bisedimet tregtare me Presidentin amerikan Donald Trump, pas largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Zyrtarët britanikë nuk pranuan të komentojnë rreth lajmit dhe kompania “Huawei” gjithashtu nuk iu përgjigj një kërkese për koment. Më herët të premten “The Times” raportoi se zoti Johnson ka dhënë udhëzime për t’i dhënë fund varësisë së Britanisë ndaj Kinës për pajisje të rëndësishme mjekësore dhe importe të tjera strategjike.

Pekini është kritikuar mbi mënyrën se si e ka trajtuar shpërthimin e koronavirusit, infeksion që filloi në Kinë. Pekini i ka hedhur poshtë akuzat e SHBA-së se nuk ka qenë transparent lidhur me shpërthimin. Zoti Johnson dëshiron ende të ketë një marrëdhënie me Kinën, por marrëdhënia me “Huawei” pritet të krijojë probleme të mëdha.

Zyrtarët janë udhëzuar që të dalin me një plan për të reduktuar përfshirjen e “Huawei” sa më shpejt të jetë e mundur sipas një burimi që citonte “Telegraph”. Ky zhvillim do të ishte një ndryshim i drejtimit për Britaninë, e cila në fund të prillit bëri të ditur se do të lejonte “Huawei” të kishte një rol në ndërtimin e rrjetit të saj telefonik 5G.

Britania vendosi në janar të lejojë kompaninë “Huawei” të ishte pjesë e asaj që qeveria tha se ishte një segment jo shumë i rëndësishëm i rrjetit, ose në 35 për qind të rrjetit 5G.

Shtetet e Bashkuara kanë ngritur shqetësime mbi sigurinë në lidhje me pajisjet e “Huawei” dhe kanë paralajmëruar se aleatët që do ta përdorin atë në rrjetet e tyre rrezikojnë të shkëputen nga burimet e vlefshme për ndarjen e informacioneve të zbulimit.

 

Fraksion.com