AktualitetTë fundit

Falja e namazit në xhami dhe sheshe; Festa e Fitër Bajramit nëpër Shqipëri

Në Durrës besimtarët myslimanë, ashtu si në mbarë botën, festojnë Fitër Bajramin.

Namazi i Fitër Bajramit është falur në xhaminë e madhe të qytetit, po dhe në xhamitë e tjera të rrethit bregdetar në orën 06.00.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, falja është kryer duke respektuar protokollet e sigurisë shëndetësore.

Në Shkodër besimtaret myslimane falën namazin e Fiter Bajramit në xhamitë me te afërta!
Ne fjalën e tij myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari kritikoi politikën Shqiptare ndër vite duke i akuzuar për shkatërrimin e vendit ndërsa iu lut të rinjve që të mos emigrojnë.

Një muaj nga dita kur besimtarët myslimanë nisën agjërimin e tyre ata kanë nisur festimet për ditën e Fiter Bajramit. Festa si çdo vit ka nisur në orën 6:30 të mëngjesit, kur në ambientet e Xhamisë Iljaz Bej Mirahori në Korçë qindra besimtarë janë mbledhur së bashku për të kryer faljen e Namazit.

Besimtarët myslimanë e falën namazin edhe në qytetin e Elbasanit.

Ndërsa në Lushnje besimtaret mysliman kane kryer faljen e Fiter Bajrami në xhaminë e qytetit dhe jashtë saj. Myftiu i Lushnjes Gramoz Blliku theksoi që edhe pse kaluam një periudhë të vështirë në kohë pandemie me ndihmën e Allahut arritëm ta kalojmë

Edhe ne Bulqizës pas përfundimit te muajit te shenjtë te Ramazanit qindra besimtare Mysliman kanë kryer faljen e namazit.

 

Fraksion.com