Bylykbashi hedh poshtë deklaratat e Gjiknurit se ka dakordësim për disa çështje. Ai thotë se nuk ka dakordësim për çështje kardinale, pra kryesore kurse opozita prej 9 marsit ka propozuar disa paketa dhe nuk ka asnjë përgjigje nga mazhoranca prej më shumë se 2 muajsh.

”Ne kërkuam që takimi të ishte në datën 25. çdo ditë e fituar është e fituar në Reformën Zgjedhore. është dakordësuar të fitojë më 25 maj. Opozita ka bërë propozime për çështjet kardinale të procesit zgjedhor që përputhen me rekomandimet e ODIHR.

Deri më 9 mars kishim propozuar një numër paketash. Nuk kemi përgjigje prej tyre, nuk janë përgjigje deklaratat. Përgjigjet japin garanci dhe për konsensus. Deri tani nuk ka konsensus.

Kompromisi është diçka reale, kur arrihet publikohet. Nuk mjafton që të krihesh para pasqyrës. Asnjë nga çështjet kardinale, krimi zgjedhor, si do mbrohet liria e zgjedhësve, sekreti i votës, kush do administrojë zgjedhjet, dhe në fund kush do gjykojë. Pra këto janë çështjet kardinale.
Për këto kemi bërë propozime. Pra nuk ka kompromis dhe kjo nuk fshihet. Sot kemi vëzhgues me të drejta në sistemin zgjedhor. Mazhoranca nuk mund t’ia marrë opozitës. Në vendet e tjera është arritur me mund që zgjedhjet mos vëzgohen nga qeveria në pushtet. Nuk heqim dorë nga garancia për vëzhguesit e tyre.”- tha Bylykbashi.

Ndërkohë takimi për Reformën Zgjedhore, është vendosur të mbahet të martën për shkak të festës së Fiter Bajramit dhe e hëna është pushim, pavarësisht se opozita kërkoi që të kishte mbledhje ditën e hënë.

Përmes një njoftimi, OSBE-ja njofton se ka rezervuar sallën për ditën e martë, pasi e hëna e propozuar nga opozita është ditë pushimi.

“Duke qenë se dita e Hënë i bie festë Bajrami e për rrjedhojë ditë pushimi, OSBE ka mundesuar rezervimin e salles per takimin e grupit te punes per reformen zgjedhore, ne date 26 Maj 2020, ora 11:00 tek Pallati Kongreseve.”  Pra, mbledhja zhvillohet në 26 Maj, ora 11:00 tek Pallati Kongreseve.