Francë, rritet në 28.332 numri i vdekjeve nga COVID-19
Numri i viktimave nga koronavirusi i ri në Francë është rritur në 28.332, me vetëm 47 vdekje të raportuara në 24 orët e fundit.
Gjatë ditës së fundit, Franca ka regjistruar numrin më të ulët të vdekjeve nga koronavirusi, gjegjësisht 32 viktima më pak krahasuar me një ditë më parë.
Ministria franceze e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë zbuluar 240 raste të reja të koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 144.806.
Numri i pacientëve të infektuar me këtë virus të shtruar në spitale aktualisht është 17.178, pasi 205 pacientë të tjerë u shëruan dhe u lëshuan në shtëpi. Numri i pacientëve që po trajtohen në kujdes intensiv është 1.665, një rënie prej 36 pacientësh nga dita e mëparshme.
Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botë, ndërsa SHBA, Rusia, Brazili dhe disa vende evropiane aktualisht janë vendet më të prekura nga COVID-19.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve me koronavirus ka tejkaluar shifrën 5.2 milionë, me mbi 2 milionë të shëruar dhe mbi 339 mijë të vdekur.
Fraksion.com