“Të gjithë e panë”; Basha: Loja e Ramës doli zbuluar
Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë sot para mediave duke deklaruar se PD dhe opozita e bashkuar është që t’iu japë shqiptarëve një orë e më parë garancitë për t’iu drejtuar kutive të votimit dhe për t’u bashkuar në një votë plebishitare për të larguar këtë të keqe.
Ai tha se loja e Edi Ramës për të bllokuar reformën zgjedhore dhe për të marrë peng integrimin doli zbuluar.
“Ne do tu japim garancinë shqiptarëve për të shkuar drejt kutive të votimit që të largojmë këtë të keqe. Loja e Ramës se duke shkatërruar Teatrin do shkatërronte reformën apo se do merrte peng procesin e integrimit doli zbuluar. Të gjithë e panë planin e tij mafioz.
Ne jemi të vendosur të mos ta lejojmë këtë. Ne do t’u japim garancinë shqiptarëve për të shkuar drejt kutive të votimit që të largojmë këtë të keqe. Nis fillimi i drejtësisë popullore, për teatrin, ekonomine dhe vendin. Sepse ai po sillet si një kriminel që po shkel ligjet dhe Kushtetutën.
Do përfundojmë një orë e më parë reformën zgjedhore që do t’i hapë rrugë zgjedhjeve dhe procesit të integrimit. Rama duhet të largohet një orë e më parë me votë të lirë. Ne s’do braktisim kurrë reformën zgjedhore sepse vonon largimin e Ramëse”, deklaroi Basha.
I pyetur nëse e ka braktisur tryezën e Reformës Zgjedhore, Basha tha se, “ne kurrë nuk e braktisëm dhe nuk mund ta braktisim procesin e Reformës Zgjedhore, për arsyen e thjeshtë që sapo iu thashë, këtë dëshiron Edi Rama”.
I pyetur se kur do të riktheni në tryezë, Basha tha se, “një orë e më parë. Nuk do të rikthemi në tryezë, se nuk e kemi braktisur kurrë tryezën”.
“Në tryezën e Reformës Zgjedhore jemi për një dhe një arsye për të larguar një orë e më parë Edi Ramën që është e keqja e Shqipërisë”, tha aim duke shtuar se “Opozita po bën detyrën me reformën zgjedhore, në raport me 15 kushtet për integrimin. Opozita nuk mund të bëhet fasadë, aq më pak e një njeriu që ka treguar që nuk ka vullnet as për Reformën Zgjedhore”.
I pyetur për propozimin danez, Basha tha se, “nuk ka asnjë propozim të tillë. Ka një vullnet timin për t’i dhënë shqiptarëve atë sistem që është më i përshtatshëm. Nga ana e Edi Ramës nuk shoh asnjë vullnet për ta bërë këtë gjë”.
Fraksion.com