AktualitetPolitikëTë fundit

“S’krijoj parti të re; Jam në krye”; Meta: Dvoranin e mbajnë ata; Maskat kanë rënërik 2022

Çështja Dvorani është rikthyer në vëmendjen e presidenti Ilir Meta, i cili ka akuzuar se po mbahet në krye të PD-së ata që po bëjnë lojëra, referuar këtu kryeministri Edi Rama, me këtë të fundit që sipas kreut të shtetit nuk reagon se “ka pushtuar shumë territore”.

“Dvorani nuk mund të jetë as pjesë e një trupe të gjykatës së lartë, se sipas ligjeve në çdo proces që merr pjesë ai që humbet gjyqin e çon në Kushtetuese apo Strasburg se e fiton automatikisht. SI mund të mbash një një të tillë në krye të KED-së. Ligji është i qartë. Kush e bllokon këtë, më thoni? Dvoranin e mbajnë ata që bëjnë lojëra, maskat kanë rënë tani. Nuk zbatojnë pikat e BE se duan të mbajnë Dvoranin në drejtësi. Pse nuk angazhohet Rama, se ka pushtuar shumë territore”, tha Meta.

Pyetur se si duhet të jetë përbërja e Këshillit Politik, ku duhet të përfshihet opozita, Meta u përgjigj: Nuk urdhëroj dhe as të bëjë marrëveshje, jap disa ide bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë dhe mbi vendimet e BE-së, se si realizohen duhet të jetë edhe kontributi palëve.

Presidenti Ilir Meta gjithashtu ka mohuar që po përgatitet për të krijuar një parti të re, siç tha dje kryeministri Edi Rama, duke kujtuar edhe një herë se do të jetë në krye të shtetit deri më 24 korrik të 2022, kur i mbaron mandati.

“Presidenti Meta është këtu si president i Shqipërisë deri në 24 korri 2022. Nuk ka nevojë as të mbështesë dhe as të krijoj parti. Fronti për demokracinë fillon me reformën në Drejtësi dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme, diktatura ka trokitur. Mos e merrni me shaka”, tha Meta.

 

Fraksion.com