AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: URGJENT në një tryezë me karta të hapura; Meta: GËNJEN e di gjithë bota

“Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t’i vëmë pikat mbi “i” të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht, se teatri ra, iku e na la. Jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s’ka rast më të mirë që Presidenti, Opozita, Institucionet e Drejtësisë, Partnerët Ndërkombëtarë për Drejtësinë dhe Integrimin, të mblidhen URGJENT në një tryezë me karta të hapura. Presidenti t’i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t’i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore! Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria, s’kanë kohë të luajnë “e ka kush e ka” dezhurnin”, shkruan kryeministri Rama, pasi presidenti Meta deklaroi më herët se më 8 prill  u ishte dërguar një platformë, qeverisë, opozitës dhe ambasadorëve.

Mirpo Meta në përgjigje të kësaj deklarate, të kryeministrit thotë se ai është gënjeshtar dhe këtë e di e gjithë bota.

Meta tha që kjo platformë i është dërguar jo vetëm atij, por edhe ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, e cila e ka pasur në tryezë që në datën 8 prill.

“Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është fakt. Që Rama gënjen nuk është më lajm as për të huajt”, shkruan Meta.

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dje hodhi dyshime për pazare nga politika, por presidenti Ilir Meta tha “nuk e ka për mua” e ka për Ramën.

 

Fraksion.com