Protesta në Durrës, procedohen në gjendje të lirë 2 organizatorët
Policia e Durrësit ka proceduar dy shtetas në gjendje të lirë për shkak se organizuan tubim përballë Pallatit të Kulturës në Durrës.
Protesta u organizua sot në orën 17:30 nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. “Procedohen në gjendje të lirë 2 organizatorë, për “Organizim dhe pjesëmarrje në manifestime dhe grumbullime të paligjshme”, njoftoi Policia e Durrësit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, proceduan në gjendje të lirë shtetasit: R.B., 56 vjeç; F.Xh., 56 vjeç, banues në Tiranë. Ata, në datë 22.05.2020, rreth orës 17:30, në lagjen nr. 11, Durrës, kanë organizuar tubim të paligjshëm. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Durrësit.
Bëhet fjalë për regjisorin Robert Budina dhe kreun e PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferri.
Fraksion.com