Presidenti 38- vjeçar i El Salvador, mbylli vendin para rastit të parë me COVID-19
Naylib Bukele është Presidenti 38- vjeçar El Salvador i përfolur së shumti në mediat ndërkombëtare për luftën ndaj COVID-19.
Ndryshe nga çdo vend tjetër, Bukele mbylli El Salvadorin, një vend i vogël në Amerikën Qendrore para se rasti i parë me COVID-19 të shënohej në vend.
Të shumtë janë ata që e kanë cilësuar tashmë Bukelen si hero dhe shpëtimtar teksa ai kundërshton Kongresin dhe gjykatat pasi ato kanë tashmë akuza në dorë ndaj Bukele për shkelje të Kushtetutës.
Por pavarësisht të gjithave vendi ka 1 mijë e 725 të infektuar nga të cilët 33 viktima. Bukele është Presidenti i parë pas 1992 që nuk i përket dy partive kryesore të vendit dhe e ushtron detyrën si President prej më shumë se një viti duke u shërbyer 6 milionë e 400 mijë El Salvadorianëve.
Fraksion.com