AktualitetPolitikëTë fundit

“Maskat kanë rënë”; Presidenti Meta flet pas apelit të fortë të ambasadores së SHBA

Presidenti Ilir Meta ka theksuar se nuk është duke negociuar asgjë përveç platformës me 14 pika për të cilat janë në dijeni gjiurthë ambasdadorët edhe ajo e SHBA, edhe opozita edhe kryeministri Rama.

Meta tha se maskat kanë rënë me kohë, “maskat e reformës”, dhe ajo ato që mbahen për shkak të pandemisë.

“Kur kam parasysh këshillin politik, kam parasysh jo vetëm atë të reformës zgjedhore, të gjitha cështjet që kërkojnë zgjidhje nga BE kërkojnë përfshirjen e opozitës reale. Ndaj janë dhënë këto kushte se kemi problem me legjitimitetin e sistemit demokratik, që nga parlamenti, gjykata kushtetuese dhe kërkohet rivendosja e legjitimitetit të institucioneve, unë kam 4 vjet që u them stop lojëra me reformën në drejtësi. Amabadorja e SHBA ka shumë të drejt, kaluan 4 vjet dhe shohim vetëm lojëra dhe nuk shohim product konkret, shikoni renditjet e Shipërisë, shikoni kushtet në 2016 që kur u dha rekomandimi pozitiv dhe shikojini sa janë tani”- tha ai, duke thënë se ai është ballëlartë, ndërkohë që “përfitues është vetëm një njeri që është edhe përgjegjës I fabrikës së thashethemeve”.

 

Fraksion.com