AktualitetKosovaTë fundit

Kosovës i shtohen 21 raste të reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar të premten 21 raste të reja me koronavirusin e ri, pas kryerjes së 267 testeve.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 19 raste (sipas vendbanimit:15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë)”, është thënë në njoftim.

Po të premten është bërë e ditur se nga sëmundja, Covid-19, që shkakton ky virus, janë shëruar 10 pacientë, duke e çuar numrin total në 782.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, në Kosovë deri më tani janë regjistruar 1,025 raste me koronavirus.

Prej tyre, 29 pacientë kanë vdekur.

 

Fraksion.com