AktualitetNATO/BETë fundit

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Traktatin e Qiejve të Hapur

Aleatët e NATO-s u takuan sot për të diskutuar Traktatin e Qiejve të Hapur. Ne jemi të vendosur fuqimisht për ruajtjen e një kontrolli efektiv ndërkombëtar të armëve, çarmatimin dhe mos-përhapjen. Të gjithë jemi dakord se të gjitha shtetet palë në Traktatin e Qiejve të Hapur duhet të zbatojnë plotësisht angazhimet dhe detyrimet e tyre. Të gjithë Aleatët e NATO-s janë në përputhje të plotë me të gjitha dispozitat e Traktatit.

Rusia ka vendosur për shumë vite kufizime fluturimi në kundërshtim me Traktatin, përfshirë kufizimet e fluturimit mbi Kaliningrad, dhe kufizimin e fluturimeve në Rusi afër kufirit të saj me Gjeorgjinë. Implementimi i vazhdueshëm selektiv i detyrimeve të Rusisë nën Traktatin e Qiejve të Hapur ka minuar kontributin e këtij Traktati të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në rajonin Euro-Atlantik.

Aleatët i kanë bërë thirrje Rusisë që të kthehet në pajtueshmëri të plotë të Traktatit që nga Samiti i Uellsit në 2014, dhe përsëriti atë thirrje në Samitin e Varshavës në vitin 2016 dhe përsëri në Samitin e Brukselit në 2018. Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur Rusinë në kundërshtim me Traktatin , dhe tani ka njoftuar qëllimin e saj për t’u tërhequr nga Traktati në gjashtë muaj, në përputhje me dispozitat e Traktatit. Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se megjithatë mund të rishqyrtojnë tërheqjen e saj nëse Rusia kthehet në pajtueshmëri të plotë me Traktatin.

Aleatët e NATO-s dhe vendet partnere janë angazhuar me Rusinë, si në kryeqytetet ashtu edhe në OSBE në Vjenë, për të kërkuar kthimin e Rusisë në pajtueshmëri në datën më të hershme të mundshme. Kthimi i Rusisë në pajtueshmëri është mënyra më e mirë për të ruajtur përfitimet e Traktatit.

Aleatët e NATO-s do të vazhdojnë të përkrahin, mbështesin dhe forcojnë më tej kontrollin e armëve, çarmatimin dhe mos-përhapjen, si një element kryesor të sigurisë euro-atlantike, duke marrë parasysh mjedisin mbizotërues të sigurisë. Aleatët gjithashtu mbeten të hapur për dialog në Këshillin NATO-Rusi për uljen e rrezikut dhe transparencën. Ne vazhdojmë të aspirojmë për një marrëdhënie konstruktive me Rusinë, kur veprimet e Rusisë e bëjnë të mundur.

 

Fraksion.com