Zbulohet e-maili i ambasadores Yuri Kim për sistemin danez
Prej ditës qarkun lajmi se ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka bërë një sugjerim për tu marrë në konsideratë nga Këshilli Politik i reformës zgjedhore sistemi elektoral danez.
Sipas gazetarit Muhamed Veliu ky e-mail është dërguar disa ditë më parë dhe në të ambasadorja Yuri Kim thotë:
“Unë e kuptoj se keni bërë progres të mirë por nuk ka mbaruar debati për sa I përket listave të hapura apo atyre të mbyllura. E ndërkohë që ju jeni duke marrë në konsideratë opsionet unë doja t’ju pyes nëse e keni parë edhe mundësinë e një sistemi hibrid. Një shembull që më vjen në mëndje është ai i Danimarkës që ka një sistem hibrid me lista të korrektuara sipas metodës D’Hondt. Unë nuk jam një eksperte në çdo imagjinatë të mundshme por do të doja t’ju kërkoja ta merrnit në konsideratë këtë opsion si një i tillë që mund të jetë i realizueshëm drejt kompromisit. Mbase mund ta konsultoni këtë mundësi me ekspertët e OSBE-ODIHR” shkruan ambasadorja amerikane.
Ekzistencën e kësaj qasje amerikane për reformën zgjedhore theksoi për Open Muhamed Veliu e kanë pranuar republikani Fatmir Mediu dhe demokratja Rudina Hajdani. Ndërsa krye-demokrati Basha është shprehur se nuk ka dijeni për një sugjerim të tillë që vjen nga ambasadorja Yuri Kim.
Fraksion.com