Sherr me Ramën; Gjekmarkaj: Policia u soll si organizatë terroriste; Lela: Jeni xhahil! I ke ardhur edhe botës në majë të hundës. Çfarë thotë kryeministri
Debati në Real Story:
Lela: Nuk është policia e pikturave të tua.
Rama: Nëse pretendon se tërheqja juaj për krahësh është udhtrim force…
Gjekmarkaj: Shfaqja e policisë ka qenë skandaloze. Është sjellë si një organizatë terroriste.
Lela: Sikur ta bëje kryeministirn part-time është fantastike. Bëj gastorin.
Gjekmarkaj: Ju e keni ndarë mendjen që pasi të mbaroni këtë mandat do të ikni nga Shqipëria. Të çoni një mijë policë për pesë artistë mbi 50 vjeç këtë e bëni vetëm për mesazh. Ky është mesazhi i frikës për qytetarët në lidhje me zgjedhjet që po vijnë.
Lela: Polici me mercenarë në mes të ditës. Ka rrahur të rinj në mënyrë shtazarake. I ke ardhur edhe botës në majë të hundës. Siç thua edhe vetë frigorifer në frigorifer. Jam i dhunuar në vendin tim.
Rama: Ta marr fjalën zt.Prokuror!
Lela: Jam i dhunuar. I kërkoj ndjesë qytetarëve jo këtij njeriut këtu për tonin.
Rama: Ata janë prekur aq shumë sa nuk dinë çfarë flasin. Një viktimë e dhunës nuk dhunon të tjerët.
Lela: Kë dhunova unë? Po akuzoni!
Rama: Një viktimë e dhunës që i jepet mundësia të ketë audiencë, i mungon edukata në mënyrë skandaloze. Sillu si i dhunuar jo si aktor i dhunës.
Lala: Pse duhet të sillem si i krishterë kur ju jeni xhahili.
Rama: Jeni viktima imagjinare të një regjimi imagjinar.
Gjekmarkaj: Ajo ishte terrorizëm shtetëror. Ju duhet të kërkoni falje.
Rama: Policia e Shtetit nuk është leckë.