AktualitetPolitikëTë fundit

“Plaku dixhital është dramaturg”; Rama: Pllakat e Piramidës shkuan në brigjet e Adriatikut për shtëpitë e dyta apo për tualetet

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitën për qeverinë e kaluar dhe projektin për Piramidën, për të cilën ai tha se u harxhuan 6 milionë euro.

Nga foltorja e Kuvendit Rama tha se pasi u shqepën pllakat e Piramidës shkuan për shtëpitë e dyta në brigjet e Adriatikut apo për tualetet në zonën e Kodrës së Diellit.

“Piramida nuk e ka këtë mundësi për t’u bërë teatri. Nuk u bë as ajo, as ai, teatri tek piramida. Nuk u realizuan projektet imagjinare me miliona. Si tek Ledi Makbeth. 6 milion euro të investuara tek Piramida. Të investuara pa problem dhe pa zhurmë. Bijtë e Shekspirit dhe kurtizanet e komedive franceze kishin punë të tjera më të rëndësishme. Rezultati; u vunë ca shkalë hekuri dhe si për çudi u zhvesh piramida. Pllakat e mermerit u morën gjatë ndërtimit. Kanë shkuar në brigjet e Adriatikut për shtëpitë e dyta. Apo në kodrat e diellit për tualetet e reja në Kodrën e Diellit të elitës.

Ky është një moment fantastik për të përsëritur Shekspirin; budallallëku dhe çmenduria janë sëmundje që të kapin shumë shpejt, o njeri. Kur i dëgjon, mos mendo se ça kanë thënë për ta, por ça kanë bërë ata. Ata që dilnin poshtë tek banderola, ishin Robert Ndrenika: jam kundër. Viktor Zhusti; jam kundër, Altin Basha: Jam Kundër. Ti nuk kishte nevojë fare që të dëgjoje të tjerët. Ata janë në pritje të ndërtimit të teatrit të ri. Kadri Roshi që na sheh nga lart thotë; “Eh mor qënër, qen bir qenesh”. Ai e ka lënë amanet me fjalët e veta ndërtimin e një teatri të ri. Kur them ju, se kam me ju këtu. Se ju nuk e dini se nuk e dini. Por e kam me ata të tjerët jashtë”.

Rama e quajti Sali Berishën, dramaturg plak, ndërsa Presidentin Ilir Meta si komedian të Presidencës.

“Së bashku me drmaturgun plak dhe komedianin në zyrën e presidencës, këta janë ata. Të kesh një shtëpi se e ndërton vetë se kështu ta ka qejfi, në një katund dhe të jesh i rrethuar nga të tjerë komshi me shtëpi me 2-3-4 kate, je në sarajet e krimit.

Kurse të shpëlash teatrin nga lart poshtë dhe poshtë lart sa në breg dhe kodër në shtëpi që nuk numërohen si në ballkadën e rezistencës të revolucionit. Larg qoftë, të them unë se plaku digjital nuk e do teatrin, ai është dramaturg i lindur, apo Basha, ai është artist i lindur, një aktor që i është huazuar politikës për t’i dhënë shpirtin.

Ilir Meta, ai është gati që të vendosë ballin e tij mbi kushtetutë dhe të bëhet njësh me shqiponjën dhe të shfaqet me një majtë të lartë duke u parashutuar me Çim Pikën për të na ngrënë mëlçinë të gjithëve. Monika është me Volterin. Lerë pastaj një Budinë e madhe dhe një e vogël që pas fjalimit turren të përqafojnë artistin, Lulin. Budina i madh thotë; jam nënshtetas italian, nuk e njoh, e njoh si aktor rolesh të dytë”.

 

Fraksion.com