AktualitetPolitikëTë fundit

“Marrëveshje pas krahëve”; Rama, ambasadores Yuri Kim: Ferri është bosh dhe gjithë djajtë janë këtu

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ambasadores së SHBA, Yuri Kim, pas deklaratës së fortë se mund të ketë marrëveshje pas krahëve mes politikanëve shqiptarë.

Kryeministri Rama komenton te postimi i ambasadores Kim në “Twitter”, duke shpërndarë thënien William Shakespeare “Ferri është bosh dhe gjithë djajtë janë këtu”.

Ndërkohë shefi i qeverisë e shoqëron postimin me fjalën “Jam dakord”.

Ky reagim vjen pasi ambasadorja amerikane u shpreh se ka dëgjuar fjalë rreth një marrëveshje për ta vrarë reformën në Drejtësi.

Amerikanët reaguan kështu pas zbardhjes së paltformës me 11 pika që Ilir Meta ka propozuar. Në të propozohet edhe krijimi i një Këshilli Politik mes palëve për të futur ‘duart’ në Drejtësi.

 

Fraksion.com