“Marrëveshje e fshehtë”; Soreca: Nuk është koha të rihapet diskutim
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka reaguar pas shqetësimit të ambasadores amerikane, Yuri Kim se mos ka ndonjë marrëveshje të fshehtë për të sabotuar reformën në drejtësi.
Ai thotë se reforma në drejtësi vijon dhe duhet të ruhet. Ai shton po ashtu se nuk është koha për të rihapur diskutime për bazat e saj.
Reagimi i ambasadorit Soreca
“Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe duhet të ruhet. Nuk është koha për të rihapur diskutimin mbi bazat e tij, por për të rritur efikasitetin e saj dhe forcimin e burimeve që disponohen. Shqiptarët meritojnë të kenë drejtësi të pavarur të përditshme si dhe Shqipëria të vijojë përpara në rrugën e saj të pranimit në BE”.
Fraksion.com