“Krishti t’i nxjerrtë sytë ishallah”; Rama, sherr me Gjekmarkajn: Padre, a mund të flas unë?
Pasi kryeministri i vendit Edi Rama, mohoi të jetë dhunaur gazetari Alfred Lela në protestën për shembjen e Teatrit, debat i fortë ka shpërthyer në distancë, mes tij, gazetarit Lela dhe analistit Agron Gjekmarkaj.
“BalkanWeb” sjell debatin e zhvilluar në emisionin “Real Story”.
Alfred Lela: Pse duhet të sillesh si i kreshterë kur ju jeni xhahili? Thua duhet ta kishin godit edhe me shkop gome.. ku i gjeni këto standarde, do të tregohem etik të të them më godit prapë?
Edi Rama: Doni apo nuk doni ju, unë jam kryeministri i Shqipërisë. Ju e kujtoni popullin shqiptar budalla, ju mendoni se shqiptarët i hanë brockullat me atë video, ju jeni viktima imagjinare të një regjimi imagjinar.
Agron Gjekmarkaj: Lela ka bërë heroizëm shtetëror, ju qenkeni drejtuesi i asaj dhune
Edi Rama: Policia e shtetit nuk është leckë që ta tërhiqni ju kur të doni dhe si të doni. Që goditja e godinës së teatrit ju ka goditur edhe juve unë e kuptoj, që s’më lini të flas tregon që jeni rëndë, nga dështimi i turpshëm i gjithë atij skenari skandaloz.
Gjekmarkaj: Do keni një fund diktatori keni uzurpuar cdo vulë e firmë në këtë vend.
Rama: Padre mund të flas unë? Sapo e përmende Jezu Krishtin…
Agron Gjekmarkaj: T’i qitët sytë ishalla. Keni dhunuar ndërgjegjen e një kombi të tërë
Edi Rama: Më lër ta mbaroj padre, po i the të gjitha do i thuash sërish se të njejtën gjë thua…
Fraksion.com