Hajdari: Jam pro sistemit danez, listat e hapura do sjellin një parlament më cilësor
Deputetja e opozitës parlamentare dhe bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari e ftuar në emisioni “Repolitix” në Report Tv tha se është pro një sistemi danez pasi siguron lista të hapura dhe i jep mundësi qytetarëve të përfaqësohen ne parlament. Ajo tha se kjo ishte një propozim i ambasadës së SHBA, që sipas Hajdarit tregon se dhe faktori ndërkombëtar po ndërgjegjësohet se vendi ynë ka nevojë për një ndryshim real sistemi zgjedhor, pasi aktuali ka probleme të theksuara.
“Ambasada e SHBA-së e ka bërë këtë sugjerim për ta parë si mundësi që anëtarët ta studiojnë sistemin nëse është mënyra e mirë për të rënë dakord. S’është më perfekti, doja një sistem me lista të hapura, por jam dakord që të vendoset dhe ky. Dhe OSBE tha më herët se është pro listave të hapura, kjo tregon se dhe ndërkombëtarët po sensibilizohen që ndryshimi i sistemit është i duhuri për vendin tonë”, tha Hajdari
Në lidhje me deklaratën që ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim tha se po tentojnë të sabotojnë reformën në drejtësi, Hajdari tha se ky është një demaskim i qartë se drejtësia po tentohet të bëhet pis nga politika.
“I qëndroj fort deklaratës së SHBA pasi zvarritja e reformës në drejtësi e ka bërë të duket e dobët, por në fakt në thelb ajo kërkon ndëshkueshmërinë e personave që abuzojnë. Nëse Yuri Kim bën një deklaratë të tillë të bën të dyshosh se gjatë kësaj periudhë ka pasur ndërhyrje në këtë reformë për ta bërë pis atë dhe ajo bëri demaskimin e saj”, tha Hajdari.
Në lidhje me reformën zgjedhore, Hajdari tha se është pro një sistem danez, pasi ofron mundësi që të mos votohet më vetëm për një sigël partie, por dhe një individi që të përfaqësojë më mirë popullin, kjo do të sjellë dhe një parlament më cilësor.
“Ka sisteme që pas njëfarë kohe e kalojën datën e skadencës dhe është e vështirë të implementohet apo bëhet e shantazhueshme dhe keqpërdoret, prandaj duhet të shkojmë drejt një rrugë për zgjedhje të drejta për qytetarët. Sistemi aktual është ajo që biem të gjithë dakord, që ka shumë probleme dhe nuk mund të rregullohet duke bërë vetëm disa ndryshimeve të vogla si me rritjen e rolit të policisë, apo depolitizimi i administratës zgjedhore. Po jam dakort me një sistem danez sepse është një hap përpara dhe shkojmë drejte asaj që kemi mundësi që të mos votojmë vetëm një sigël partie por dhe një individë në atë listë dhe të jemi në gjendje të zgjedhim kandidatët e duhur për t’iu përgjigjur qytetarit dhe parlamentin do e bënte shumë më cilësor. Do i jap hapësirë dhe personave të tjerë. Unë do i shtrijë dorën gjithkujt që ka dëshirë të çojë përpara misionin tim për ndryshim sistemi. Dhe OSBE tha më herët se është pro listave të hapura, kjo tregon se dhe ndërkombëtarët po sensibilizohen që ndryshimi i sistemit është i duhuri për vendin tonë”, tha Hajdari.
Fraksion.com